Sipas të dhënave të fundit të Entit Federal të Statistikave, gjuha shqipe është gjuha më e folur në Zvicër pas gjuhës angleze.
Për vite të tëra, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes.
Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2022 rreth 292 mijë njerëz kanë folur shqipen në Zvicër.
Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip. Sa u përket qyteteve, shqipja flitet më së shumti në Zuerich, Winterthur, Basel e St.Gallen.
Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura në Zvicër është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbishtja.