„Shqiptarët e Luginës duhet ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak“

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi, ka thënë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kamberi ka thënë se këto janë të papranueshme.

Cani Travel

„Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kamberi ka shtuar se Serbia s’është e kërcënuar nga vendet fqinje. Sipas tij, rasti i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit madje ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje të Serbisë dhe se kush synon agresorin.

Allianz Kokollari

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, ka përfunduar ai.