Shqiptarët e Luginës protestuan kundër diskriminimit nga Beogradit

Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan sot në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit të shqiptarëve nga ana e shtetit të Serbisë. Motoja e tubimit të sotëm ishte: “Për Identitet e Dinjitet”.

Protesta ka nisur me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.

Cani Travel

Në mesin e protestuesve ishin edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga ky rajon, si kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe pjesëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, tha deputeti Shaip Kamberi.

Protestuesit mbanin në duar flamuj kombëtar dhe pankarta, ku shkruante: “Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo“.