Pak dihet por në Ukrainë ka një minoritet shqiptarësh që përpiqen të ruajnë identitetin dhe kulturën e tyre. Në ftesën e tyre ata thonë: “Është obligim Moral , Kombëtar dhe Historik që Shqiptarët e Ukrainës të Ndihmohen nga Shqipnia e Kosova”. Fatkeqësisht, sipas tyre, Tirana dhe Prishtina qëndrojnë të heshtur ndaj kërkesës të shqiptarëve në Ukrainë drejtuar Shqipnisë e Kosovës që t’i ndihmojnë shqiptarët në Ukrainë ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar. Ky grup kërkon mbështetje“, thuhet në faqen e tyre Albanians of Ukraina.