Shtrenjtohen tarifat për shfrytëzimin e autostradave në Serbi

Nga sot 10 korriku, në Serbi janë rritur tarifat për shfrytëzimin e autostradave.Çmimet për shfrytëzimin e autostradave janë rritur për gati 10 për qind në secilën prej autostradave, ka njoftuar Ministria Serbe e Transportit.

Kjo është shumë e rëndësishmë për mërgimtarët që vijnë në Kosovë përmes Serbisë.

Cani Travel

Në rrugën nga Beogradi në Shid, shoferët tani duhet të paguajnë 4.27 euro në vend të 3.85 eurove.

Në rrugën Obrenovac – Prelina, pagesa do të kushtojë 4.79 euro, ndërsa nga Beogradi në Suboticë do të kushtojë 6.84 euro.

Shuma më e lartë do të paguhet në rrugën nga Beogradi në Dimitrovgrad – 14.27 euro.

Zbritje prej gjashtë për qind do të ketë për vetura elektrike. 10 për qind zbritje ka për kamionët me motorë “EURO 6”.

Ministria e Jashtme e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të shmangen udhëtimet përmes Serbisë.