Rebelët sirianë e shpallën sot kryeqytetin sirian të Damaskut të “çliruar” në një deklaratë televizive të transmetuar në televizionin shtetëror.
“Damasku është çliruar dhe tirani Bashar al-Assad është rrëzuar dhe të burgosurit e shtypur në burgjet e regjimit janë liruar”, tha një zëdhënës rebel.
“Ne kërkojmë nga njerëzit dhe luftëtarët që të mbrojnë të gjitha pronat në Sirinë e Lirë… rroftë Siria e lirë për të gjithë sirianët e të gjitha sekteve”, citon CNN deklaratën e tij.
Rebelët deklaruan se udhëheqësi sirian Bashar al-Assad është larguar nga Damasku, por zyra presidenciale siriane dhe zyrtarë iranianë më parë kanë mohuar largimin e tij nga kryeqyteti. Mediat njoftojnë se lideri sirian Assadnuk është parë apo dëgjuar publikisht që nga hyrja e rebelëve në kryeqytet të dielën herët.