Kryeministri Kurti: S’e nënshkrova, sepse Serbia s’ishte e gatshme ta nënshkruante… Borrell jemi në rrugë të mirë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë, sepse Serbia nuk ishte e gatshme ta bënte një gjë të tillë. Veç kësaj, ai konfirmoi se pranoi planin evropian, duke thënë se ai është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.
„Unë nuk nënshkrova, sepse Serbia nuk ishte e gatshme të nënshkruante“, tha ndër tjerash shefi i ekzekutivit.
Gjithashtu, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrjedhën e takimit, duke thënë se ishte pozitiv.
„Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.
Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.“
Ndërsa presidenti i Serbisë Vuçiq tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme të bisedojë për Asociacionit dhe ky ishte shkaku i dështimit të takimit. „Kurti nuk ishti i gatshëm të flasë për asociacionin, do të takohemi sërish“, tha ai. Takimi i radhës pritet me 18 mars.
Ç’tha Borrell?
Shefi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar sonte gjatë konferencës për media se në takimin që pati kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.
Ai ka thënë se dy liderët e Kosovës dhe Serbisë treguar gatishmëri për të gjetur zgjidhje.
Spanjolli veç tjerash „kam kënaqësinë të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë“
Ai e ka konsideruar takimin një zhvillim të madh bazuar në faktin se nga verën e kaluar ata ishin përfshirë vetëm në menaxhimin e krizave.
„Sot pata kënaqësinë të pres presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti të Kosovës për takimin e parë të nivelit të lartë këtë vit, por ky është takimi i gjashtë i nivelit të lartë të dialogut që kur kam filluar mandatin tim këtu në Bruksel. Në fokus të takimit ishte diskutimi i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i rëndësishëm dhe domethënës sepse që nga vera e kaluar ne jemi përfshirë në menaxhimin e krizave duke u fokusuar vetëm në krizë.
Kriza njëra pas tjetrës duke u përpjekur të kontrollojë tensionet nëntokë. Tani po dalim nga menaxhimi i krizës dhe po kërkojmë një zgjidhje të strukturuar për normalizimin. Ky propozim që kemi diskutuar sot, ne e quajmë propozim të Bashkimit Evropian, sepse është miratuar nga 27 shtetet anëtare në nivelin më të lartë të mundshëm. Ky është një propozim i miratuar nga Këshilli Evropian. U propozua për herë të parë palëve shtatorin e kaluar dhe që atëherë ne jemi angazhuar në diplomaci intensive.“ – ka thënë ai.