Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian, “Eurovision Song Contest”, i cili mbahet në Malmö të Suedisë.
Këtë vit, Shqipërinë e përfaqëson këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, me këngën “Titan”. Ajo këndon sonte e dyta me renditje.
Siç pritet, Besa do të tërheqë vëmëndjen e publikut me performancën e saj elektrizuese; kështu së paku është parë nga pamjet e provave.
Ajo do të jetë në shoqërinë e tri valltareve, të cilat do t’i japin ngjyrim të mëtejmë performancës së saj.