Spanja njeh pasaportën, por jo edhe pavarësinë e Kosovës

Ndonëse Spanja njohu zyrtarisht pasaportën e Kosovës, kjo nuk do të thotë se ky shtet ka njohur pavarësinë e shtetit më të ri në Ballkan. Ky fakt u bë i ditur për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Elena Aljarilla Cortezon, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle.

„Të gjitha shtetet e zonës Schengen që nuk e njohin Kosovën e kanë pranuar përdorimin e pasaportave të zakonshme kosovare. Kjo, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton, njohje të Kosovës“, tha ajo. 

Cani Travel

Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.