Robin Haxhi Krasniqi dhe ekipi i tij kanë vendosur të kërkojnë drejtësi para organeve të drejtësisë, për shpalljen humbës në duelin me Dominic Bösel. Sponsori kryesor i Krasniqit, Burim Hazrolli ka ndarë një milion euro për procesin gjyqësor me të cilin pretendohet të dëshmohet se referët ia kanë marrë padrejtësisht fitoren Robin Krasniqit.
Krasniqi menjëherë në ring tha se ai me siguri nuk ka humbur. Më pas në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ai do të ndjekë të gjitha rrugët për të çuar drejtësinë në vend. Ndërsa Burim Hazrolli në një pronponcim të shkurtër për Diaspora Today thotë se të dhënat janë të vërteta, se ai është i gatshëm të mbështes këtë proces, i cili duhet të gjejë drejtësi. “Unë jam ende i prekur thellë nga rezultati i luftës të shtunën. Unë nuk mund ta kuptoj që një vendim kaq i gabuar mund të merret në sportin profesional në vitin 2021. Unë u trondita kur dëgjova rezultatin në ring (para njoftimit) nga nikoqiri i mbrëmjes së luftës dhe menjëherë i thashë se ne nuk do ta tolerojmë atë. Një vendim i tillë i padrejtë dhe josportiv nuk mund të qëndrojë, kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të korrigjuar vendimin e referëve”, pohon ai.
Një nga avokatët e Kraqniqit në këtë proceso do të jetë René-Dirk Hundertmark. Edhe ai beson se të drejtat e Robin Krasniqit janë shkelur qartë. Avokati René-Dirk Hundertmark: “Robin Krasniqi ka ngarkuar një ekip ekspertësh për të ushtruar të drejtat e tij. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një rezultat të pakuptueshëm, por në veçanti edhe parregullsitë që ndodhën para, gjatë dhe pas luftimit dhe që padyshim kishin një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimin e referëve. Unë parashtrova një protestë në emër të zotit Krasniqi tek institucionet kompetente. Klienti im do të përdorë të gjitha mjetet juridike në nivel kombëtar dhe, nëse është e nevojshme, ndërkombëtar, për të korrugjiuar padrejtësinë“, thotë avokati.