Stamboll: Dua Lipa – yll edhe në dyll

Këngëtarja me origjinë nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa së fundmi është nderuar me një statujë të re prej dyllit – kësaj radhe në Stamboll të Turqisë.

Madame Tussauds Istanbul e ka zbuluar statujën prej dyllit, ku Lipa shihet e veshur me një nga kostumet që ajo ka veshur përgjatë turneut “Future Nostalgia”.

Cani Travel

“Bukuroshja dhe këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy” Dua Lipa u përjetësua në Madame Tussauds Stamboll! Me kostumin e saj me shkëlqim blu të errët, të qëndisura, çizmet e zeza dhe  gjerdanin verbues, nuk do të mund ta dalloni figurën e dyllit, e cila u desh rreth një vit për t’u bërë, dhe duket si e vërtetë!”– shkruan në faqen zyrtare të muzeut.

Stambolli është vetëm qyteti i fundit që shfaq një statujë prej dylli të yllit të hitit “Houdini”.

Me Duan-n nga dylli fansat mund të fotografohen edhe në vende të tjera të botës, duke përfshirë Londrën, Orlandon e Singaporin.