Atletja shqiptare, Luiza Gega, fitoi dy medalje të arta në Kampionatin Ballkanik në atletikë në Sallat e mbyllura në Stamboll.
Gega i fitoi dy të arta në disiplinat 1500 dhe 3000 metra.
Kështu ajo u shpall kampione e Ballkanit në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë.
Luiza ka arritur një rekord tjetër dhe u stolis me 10 medalje të Arta në Kampiontet e Sallave të mbyllura, si askush tjetër më parë në historinë e Ballkanit.