Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë sot se Bashkimi Evropian ka frikë që Kosova mund të mbetet jashtë procesit të integrimit evropian për shkak të, siç tha ai, veprimeve në njëanshme të saj.
Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet për të cilat janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kosova është kritikuar së fundmi nga BE-ja, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb për transaksione me para ta gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e disa komunave paralele serbe në Dragash dhe Pejë.