Starlink tash edhe në Kosovë

Interneti me shpejtësi të lartë Starlink tani është i disponueshëm edhe në Kosovë. Këtë e bëri të ditur vetë pronari i kompanisë amerikane, Elon Musk.

Autoritetet në Kosovë njoftuan më 21 tetor se e kanë autorizuar kompaninë amerikane, Starlink, për ofrim të internetit satelitor në Kosovë.

Cani Travel

Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës. 

Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare.