Në përkujtimin e Kryengritjes së Varshavës 80 vjet më parë, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i kërkoi falje popullit polak. Nuk do të harrohen vuajtjet e pamatshme që gjermanët i shkaktuan vendit të tyre fqinj dhe me çfarë vullneti për asgjësim vepruan ata kundër të gjithë popullsisë, tha Steinmeier.
Steinmeier është presidenti i dytë gjerman – pas Roman Herzog-ut – që u ftua për të folur në këtë ditë të rëndësishme përkujtimi për Poloninë.
Më 1 gusht 1944, ushtria ilegale polake nisi një kryengritje kundër pushtimit gjerman. Por Wehrmacht-i dhe SS-ët e shtypën atë dhe kryen një masakër ndaj popullatës civile. Me afro 200.000 të vdekur, ky bën pjesë në krimet më të rënda gjermane të luftës.
(DW)