Stoltenberg: „NATO mbetet vigjilente“

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se dhuna ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë është e papranueshme. Ai tha këtë gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të Aleancës në Oslo.

Stoltenberg paralajmëroi se NATO do të rrisë misionin e saj prej 4.000 trupash në rajon me 700 trupa shtesë në Kosovë, dhe se një batalion tjetër do të vihet në gatishmëri të lartë. „NATO do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet“, tha ai.

Cani Travel

NATO vendosi të rrisë misionin në Kosovë pas protestave të servëve në veri që shkaktuan plagosjen e 30 ushtarëve, 11 nga të cilët ishin italianë dhe 19 të tjerë hungarezë.