Gazetari me origjinë nga Kosova që punon në Suedi, Diamant Salihu, u nderua me një çmim prestigjioz nga programi i Televizionit të Suedisë “Uppdrag Granskning”.
Në një konkurrencë të fortë, gazetari Salihu së bashku me kolegët Kalle Segerbäck, Ola Christoffersson dhe Axel Gordh Humlesjö, fitoi çmimin “Novatorët e vitit”.
Diamant Salihu është gazetar hulumtues dhe fitues i shumë çmimeve gazetareske në Suedi.