Futbollisti shqiptar, Edon Zhegrova u shpall ditë më parë lojtari më i miri i ndeshjes mes Lille dhe Real Madridit. Ekipi i tij Lille fitoi në këtë ndeshje më 1:0.
Vendimin e mori paneli i ekspertëve të UEFA-s.
“Zhegrova ishte kërcënim nga fillimi, me zhdërvjellëtsi krijoi probleme në krahun e djathtë. Ai fitoi penalltinë me goditjen e dënimit dhe hapi ndeshjen me pasime të zgjuara”,thuhet në vlerësimin e ekspertëve të UEFA-s.