Filmi shqiptar “Këtu vallëzohet me hijet” mori dy çmime kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër. Filmi është vlerësuar me çmimet: Regjisori më i mirë, Pluton Vasi, dhe Aktorja më e mirë, Eri Shuke.
“Këtu vallëzohet me hijet” merret me dy periudha, atë të sotmen dhe periudhën komuniste, duke shtruar dilemën – nëse vërtet kemi ndryshuar apo jemi të njëjtit.
Ky film është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Skenarin e ka bërë Bashkim Hoxha, produksionin – Vjollca Dedaj, kurse producentën ekzekutivë janë Dionis dhe Klajd Papadhimitri.