Komiteti Olimpik i Kosovës bën të ditur se garuesi i automobilizimit nga Kosova, Liridon Kalenderi, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garat ndërkombëtare. Në garën ndërkombëtare malore, FIA Hill Climb Masters, që u mbajt në Braga të Portugalisë, ai ka zënë vendin e dytë në Grupin 4 të Kategorisë 2, me kohën prej 1 minutë 25,68 sekonda. Komiteti Olimpik e quan këtë si një sukse „historik“.
Përfaqësim të suksesshëm në këto gara kanë pasur edhe garues të tjerë nga Kosova: Bardhyl Canolli, Faton Rama, Arijeta Rysha, Mimoza Jetullahu, valon Jaha dhe Gazmend Demolli.