Sukses i madh i sopranos shqiptare, Ermonela Jaho

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, është dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” në Francë, së bashku me kolegun e saj, këngëtarin italian i operës Roberto Scandiuzzi.

“Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të mrekullueshëm, karrierën e të cilëve ne e kemi ndjekur prej dekadash!”, shkruhet në faqen zyrtare të „Backstage Opera Management“.

Cani Travel

Sopranoja e famshme shqiptare me karrierë botërore, Ermonela Jaho, ka performuar në operat me prestigjioze të botës, duke përfshirë „Royal Opera“ në Londër, „Metropolitan Opera“ në Nju Jork, „Berliner Statsoper“; Paris Champs Elysees, Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice, Teatri Capitoul de Toulouse etj.