Sukses i madh i talentëve shqiptarë në Stamboll!

Në Stamboll është mbajtur Festivali ndërkombëtar “The Ottoman Dream”, ku Qendra Kulturore Artistike “Mollëkuqet” pati një prezantim të jashtëzakonshëm. Ky festival mblodhi rreth 150 pjesëmarrës nga 15 shtete, përfshirë Ukrainën, Bullgarinë, Turqinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Romaninë, etj. Ndërsa “Mollëkuqet” treguan talent të madh dhe arritën rezultate shumë të mira. Ilda Nuhiu fitoi vendin e dytë në kategorinë “B – Young Dreamers”. Kanina Arifi nga shkolla “Melody” zuri po ashtu vendin e dytë, por në kategorinë “A – Tiny Dreamers”.

Renco Hoxhaj u shpall fitues i çmimit “Best Vocal Range”. Ernest Gerbeshi nga shkolla “Melody” me prof. Flaka Baliu arriti vendin e tretë në kategorinë “A – Tiny Dreamers”.

Cani Travel

Alena Xhota, nga shkolla “Melody” me profesoreshë Flaka Baliu, fitoi çmimin “Dream Talent”.

Po ashtu, Elsa Gerbeshi nga shkolla “Melody”, Jorisa Bushi e Levio Dibrano me zyshe Albana Tushe Curo dhe Teuta Statovci u diplomuan nga juria ndërkombëtare dhe fituan medalje të arta.

Drejtoresha e QKA “Mollëkuqet” Arta Haziri-Nuhiu ndau mirënjohje për drejtorin e festivalit “The Ottoman Dream” Tolga Gurdil për bashkëpunimin 5 vjeqar. Në festival morën pjesë talentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe të gjitha trevat e banuara me shqiptarë.