Në raundin e dytë të zgjedehjeve në Francë që u mbajt dje ndodhi një surprizë e madhe. Aleanca e majtë, „Fronti i ri Kombëtar“ fitoi shumicën e vendeve në parlamentin francez.
Në vendin e dytë doli partia e Presidenti Emmanuel Macron – „Ensemble“. Ndërkaq, partia ekstreme djathtise e Marine Le Pen „Rassemblement National“ që parashikohej fituese, është renditur partia e tretë.
Drejtuesi jozyrtar i Frontit të majtë, Jean-Luc Mélenchon e deklaroi veten fitues dhe tha se aleanca e tij ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.
Deri para një jave parashikohej një fitore e ekstremistëve të djathtë. „Populli e pengoi këtë“, brohoriti Jean-Luc Mélenchon, kreu i partisë radikale të majtë, para përkrahësve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, E majta fitoi 182 ulëse, Aleanca Centriste e Macronit 168 dhe Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe aleatët 143.
Pas zgjedhjeve të djeshme, shumë gjëra janë ende të paqarta, e problemi kryesor është si do të formohet qeveria e re.
Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë doli fuqia dominuese në Asamblenë Kombëtare pas zgjedhjeve të së dielës, por asnjë grup nuk ka fituar vetëm shumicën dhe ka mundësi që ky front të formojë një qeveri të pakicës apo të synojë ndërtimin e një koalicioni më të gjerë.