Suspendohet për gjashtë muaj trajneri Valmir Fetiu

Trajneri i xhudos që goditi me shuplakë garuesen tetëvjeçare, vajzën së tij të mitur, pasi ajo u mposht nga një garuese serbe në Evropianin për fëmijë, është suspenduar për gjashtë muaj.

Trajneri nga Suhareka është suspenduar nga Federata Evropiane e Tekwondo, nga të gjitha aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare. Fetiu është denuar për shkak se ishte “fizikisht agresiv” ndaj garueses së tij pas përfudimit të garës. Ai u pa duke i rënë shuplakë vajzës së tij. Më pas tha se këtë e ka bërë „për ta qetësuar ate“. Por ndërkohë një koalicion i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka kërkuar edhe përgjegjësi penale për këtë trajner.

Cani Travel