Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka vizituar sot urën e Ibrit në Mitrovicë, për të cilën ka thënë se do të hapet pas vlerësimit të ekspertëve, njoftojnë mediat e Kosovës.
“Ura e Ibrit do të hapet, u mbetet ekspertëve të vlerësojnë kohën më të përshtatshme”, tha Sveçla para gazetarëve.
Vizita e ministritt ë Brendshëm u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë, ku përveç mbrojtjes së afërt, ka pasur edhe numër të shtuar të policëve.