Takime dhe konferencë shumë e suksesshme e ndërmarrëseve nga Kosova në Gjermani

Mbi 20 gra ndërmarrëse nga Kosova, pjesë e projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”, kanë mbajtur në dy ditët e fundit (28 dhe 29 prill 2023) një sërë takimesh me autoritetet gjermane si dhe kompanitë e mërgimtarëve në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë. Gjatë një takimi të mbajtur ditën e premte në Dhomën për Industri dhe Tregti u njofutan me përvojat dhe ekspertizën e kompanive gjermane në shumë fusha. Kjo vizitë e mbështetur  nga USAID Compete Activity në Kosovë, Germin dhe Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane në Gjermani, vazhdoi me pritjen nga kompania e njohur Kelmendi GmbH.

Ndërsa ditën e dytë të qëndrimit, më 29 prill u mbajt edhe një konferencë njëditore ku u prezantan vetë ndërmarrëset nga Kosova. Ishte ky një rast i shkëlqyeshëm që secila prej tyre të prezantojë biznesin e vet, ndërsa interesimi ishte i konsiderueshëm edhe nga bizneset shqiptare në Gjermani. Udhëheqësit e Germin, USAID dhe Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane theksuan domosdoshmërinë dhe të gjitha dobitë e bashkëpunimit. Ndërsa vetë ideja u cilësua si shumë e qëlluar.

Cani Travel

Bashkëdrejtuesja e Germin, Sihana Bejtullahu thotë se synimi i tyre për vendosjen e kontakteve dhe për nxitjen e bashkëbisedimit edhe bashkëpunimit me bizneset nga diaspora është realizuar. Ndërsa vizita tek bizneset e suksesshme shqiptare në Gjermani tregon se me mund dhe angazhim serioz mund të arrihen edhe rezultate shumë të mira. Ndërsa kryetari i UB Nazmi Viqa tha se bizneset shqiptare në Gjermani janë shumë të hapura për bashkëpunim. Ndërsa UB ka për synim të shërbejë si urë ndërlidhëse mes bizneseve në Gjermani por edhe me ato nga vendlindjet tona.

Ndërmarrëset nga Kosova u prezantuan si një potencial dhe fuqi e jashtëzakonshme e ekomnomisë së këtij vendi, me ide inovative nga fusha e prodhimit të produkteve të ndryshme por edhe teknologjia më e re dhe komunikimi.

Ditën e dytë ndërmarrëset nga Kosova u pritën edhe nga kompania e suksesshme ICT Rexhi.com.

Takimet dhe konferenca kaluan në një atmosferë të shkëkqyeshme që tregon se takimet e tilla janë shumë të dobishme për zhvillimin dhe shtrirjen e bizneseve.