Takohen Borrell-Kurti-Vuçiq

Në Bruksel ka filluar takimi i përbashkët i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Më parë Borrell ka pasur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës e pastaj edhe me presidentin serb. Nga zyra e Borrellit është bërë e ditur se pas takimeve shefi i diplomacisë do të mbajë edhe një takim me gazetarë, të cilët do të njoftojë me përbërjen dhe rezultatet e bisedimeve, lidhur me targat serbe në Kosovë.

Siç ju ka njoftuar Diaspora Today, ky takim mbahet me urgjencë për shkak se sot është dashur të fillojë faza e dytë, e gjobave, ndaj personave që në Kosovë qarkullojnë me makina me targa ilegale të Serbisë. Kryeministri Kurti ka thënë se ky vendim do të shtyhet për nesër, me shpresë se sot në Bruksl do të gjendet ndonjë zgjidhje përfundimtare. Ndërsa presidneti serbe Vuçiq ka deklaruar në prag të takimit se nuk është optimist, por atje ka shkuar me qëllim që Serbia të mos shpallet fajtore për mos shkuarje në dialog. Në takimet e Borrellit me krerët e Kosovës dhe Serbisë është edhe emisari i BE për dialogun Miroslav Lajçak.

Cani Travel