Distria Krasniqi fitoi sot medaljen e bronztë në Grand Slam të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Gjatë rrugëtimit drejt medaljes, xhudistja kosovare shënoi katër fitore, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale, kategoria -52 kg. Në fund, ajo e mposhti lehtë kinezen Yeqing Zhu me dy wazari të shpejtë.
Distria shtoi 500 pikë olimpike për Paris 2024.