Në ceremoninë zyrtare të shënimit të 28 nëntorit në Vlorë, ishin bashkë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu kosovar, Albin Kurti.
Pjesë e ceremonisë ishte ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Me rastin e Ditës së Flamurit, sivjet organizohet edhe një paradë e quajtur “Parada Kuq e Zi 2023” në bulevardin „Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se shqiptarët do të mbledhën nga të katër anët në një paradë të vetme. „Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 Nëntor“, ka shkruar Rama.