Të mërkuren me 16 nëntor do të mbahet takimi i tretë i Grupit Punues të KE ku do të dihet ndoshta edhe dita përfundimtare e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Kështu bëjnë të ditur burime të informuara mirë në Bruksel. Vendimi për liberalizimin mund të merret këtë vit, por liberalizimi, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet në nëntor të vitit 2023, kur të futet në fuqi edhe sistemi ETIAS, që është parashtruar si një kusht i ri për Kosovën.
Në Grupin Punues ka disa vende, ndër to edhe Franca, që po insistojnë në vendosjen e ETIAS si kusht. Por ka dhe disa vende të tjera që kërkojnë një datë të sakt për liberalizimin, njofton Diaspora Today.