Të shtunën dueli vendimtar për Robinin

Të shtunën dueli vendimtar për Robin Krasniqin
Të shtunën dueli vendimtar për Robin Krasniqin

Të shtunën ne 9 tetor është momenti i të së vërtetës: Robin Krasniqi do të mbrojë titullin kampion bote në ndeshjen kthyese kundër Dominic Bösel, të cilin e ka nokautuar në duelin e parë. Meçi zhvillohet në GETEC Arena në Magdeburg, në versionin WBA. Por në këtë duel do të garohet edhe për rripin e IBO. Në sallë mund të futen deri në 5,000 shikues. Dueli transmetohet nga ARD në Gjermani.Robin Krasniqi tha në konferencën për shtyp se ai ka stërvitur jashtëzakonisht mirë për këtë duel dhe se askush nuk është i disiplinuar si ai. „Të shtunën do të bëj më të mirën e mundshme“, theksoi ai.

Ndërsa Dominic Bösel u përgjigj: „unë dua të hip prapë në bunën e lartë të boksit. Tani nuk ka më mundësi për justifikime“.

Cani Travel