Tetë kompani nga Kosova në panairin e ushqimit në Dubai

Tetë kompani nga Kosova po marrin pjesë për herë në panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “Gulfood 2024”, i cili po mbahet nga 19 më 23 shkurt në Dubai. Ky është një prej panaireve më të mëdha në botë, në industrinë e pijeve dhe ushqimit, me mbi 5,500 ekspozues që shfaqin qindra-mijëra produkte të shpërndara në 24 salla të mëdha.

Kompanitë e Kosovës: “Frutti”, “Minex”, “Eurofood”, “Camel”, “VitaFood”, “Frutex”, “Ananasi Impex”,  dhe “Emona”, po ekspozojnë dhe promovojnë produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse dhe po zhvillojnë kontakte me partnerët potencialë në panair për gjetjen e tregjeve të reja eksportuese.

Cani Travel

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 66 m2 për kompanitë tona që të promovojnë produktet e tyre në këtë panair.

Stenda e Kosovës është vizituar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti.