Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ardhur sot në Kosovë në vizitë te babai i tij i sëmurë. Mediat njoftojnë se Thaçi viziton babain e tij në QKUK, nën përcjellje të forcave të shumta të sigurisë.
Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.
Aprovimi i kërkesës së tij u bë pas refuzimeve të mëhershme të speciales, të cilët kishin vlerësuar se gjenda shëndetësore e babit të tij nuk ishte e rëndë.