The Guardian: Vetëvendosje humb shumicën, partia e Kurtit duhet të negociojë koalicion

E përditshmja britanike „The Guardian“ i ka kushtuar një artikull rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën dje në Kosovë.

“Rezultatet nënkuptojnë që partia e krahut të majtë të kryeministrit Kurti duhet të formojë koalicion”, shkruan The Guardian.

Cani Travel

Gjatë fushatës zgjedhore Kurti me sa duket përjashtoi mundësinë e formimit të një koalicioni, duke thënë se ai nuk do të merrte pjesë në qeveri nëse nuk fitonte një shumicë të plotë.

Por, të dielën vonë pas shpalljes së fitores, Kurti tha se do të formonte qeverinë e re pa lënë të kuptohet se kush mund të jetë partneri i mundshëm i koalicionit.

“Kurti, një nacionalist shqiptar, erdhi në pushtet në vitin 2021 kur një koalicion i drejtuar nga partia Vetëvendosje mori më shumë se 50% të votave dhe siguroi një shumicë në parlamentin me 120 ulëse”, shkruan The Guardian.