Në Tiranë u mbajt mbrëmë protesta e madhe kombëtare e opozitës. Opozitarët protestuan kundër qeverisë aktuale të kryeministrit Edi Rama.
AP njofton se një nga pjesëmarrësit e tubimit pretendon se është rrahur gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit.
Protestës iu bashkua edhe ish kryeministri Sali Berisha, duke mbajtur një fjalim të gjatë në një podium të improvizuar nga banesa e tij, ku ndodhet nën arrest shtëpiak. Berisha bëri thirrje për vazhdimin e këtij aksioni deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Në drejtim të ndërtes qeveritare u lëshuan nga protestuesit fishekzjarre dhe shishe molotov.