Tkurret popullsia e Shqipërisë

Sipas të dhënave të Censit 2023, në Shqipëri aktualisht jetojnë 2.402.113 banorë.

Drejtuesja e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli i publikoi këto rezultate, duke theksuar se krahasuar me të dhënat e Censit nga viti 2011, në Shqipëri jetojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%.

Cani Travel

Sa i takon besimit fetar, 1.1 milionë janë deklaruar myslimanë, 384 mijë të krishterë, 85 mijë ateistë e 332 mijë të pacilësuar.