Vetëm tri kompani gjermane kanë qenë vitin e kaluar 2024 ndër 100 kompanitë më të vlefshme në botë. Ato janë SAP, Siemens dhe Deutsche Telekom.
Kompania më e suksesshme e botës në burzë është Apple, e cila është gati dy herë më e vlefshme se të gjitha 40 kompanitë gjermane në DAX, që është burza e kompanive më të mëdha gjermane.
Apple në burza ka një vlerë prej rreth 3,78 bilionë dollarë, në vendin e dytë është koncerni i çipave Nvidia (3,28 bilionë dollarë) ndërsa i treti Microsoft (me 3,13 bilionë dollarë).