
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Presidenti amerikan, Donald Trump tha se dëshiron që SHBA të “marrë nën kontroll” Gazën, Ai e deklaroi këtë pas takimit në Uashington me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe në prani të tij.
“SHBA do të marrë nën kontroll Rripin e Gazës dhe do të bëjë një punë të mirë atje. Do ta kemi në pronësi”, tha Trump. Ai sugjeroi gjithashtu që popullsia palestineze e Gazës mund të zhvendoset në vende të tjera arabe. Trump tha se nën udhëheqjen amerikane ky rajon do të shndërrohej „në rivierën e Lindjes së Mesme“.
Të gjitha vendet arabe që kanë reaguar deri tani janë shprehur kategorikisht kundër kësaj ideja, kurse ambasadori palestinez në OKB reagoi duke thënë: “Atdheu ynë është atdheu ynë.”
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Netanyahu deklaroi se ideja e Trumpit është “diçka që ia vlen të merret në konsideratë”.
Netanjahu fajësohet nga gjykatat ndërkombëtare për krime në Rripin e Gazës. Vetëm gjatë luftës së fundit janë vrarë rreth 47.000 palestinezë dhe janë plagosur qindra mijëra.