Nga sot e deri më 11 korrik, në Uashington mbahet Samiti i NATO-s, ku do të shënohet 75 vjetori i organizatës më të madhe ushtarake në botë.
Samiti treditor do të fokusohet në mënyrat për të siguruar Ukrainën për mbështetjen e qëndrueshme të NATO-s dhe mundësitë për të përballuar këtë konfliktit më të madh tokësor në Evropë në dekada të fundit.
Në samitin e NATO-s merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila arriti këtu me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken
Ajo merr pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende në nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja”, ka thënë presidentja Osmani.