Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e zgjedhur, Donald Trump, i cili do të marrë detyrën në janar të vitit 2025.
Joe Biden ka thënë se pret një “tranzicion të qetë” në janar, ndërsa Trump në fjalën e tij ka thënë se tranzicioni do të jetë tepër i qetë.