Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka njoftuar se ka iniciuar procedura disiplinore ndaj Federatës së Kosovës dhe asaj të Rumanisë, pasi më 15 nëntor futbollistët kosovarë braktisën ndeshjen në Bukuresht, duke u ankuar për thirrje raciste nga tifozët rumunë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar më 16 nëntor se do të dorëzojë ankesë në UEFA për, siç tha, „provokimet dhe sjelljet raciste të tifozëve rumunë gjatë ndeshjes në Bukuresht“.
Në anën tjetër, Federata rumune ka falënderuar tifozët rumunë për mbështetjen e tyre dhe për faktin që, siç thuhet ne njoftim, „nuk u janë përgjigjur provokimeve të ekipit mysafir“.