Nxënësit e Shkollës Shqipe nga qytetit Memmingen i Gjermanisë, morën pjesë në Festën Kulturore (“Fest der Kulturen”) të qytetit që u mbajt ditë më parë. Kjo festë mbahet çdo vit dhe në atë prezantohen edhe pjesëtarët e komuniteteve jogjermane.
Nxënësit shqiptarë përformuan dy valle shqipe – „Kur kërcen Napoloni” dhe „Vallen e Rugovës”, e prezantimi i tyre u prit me duartrokitje nga të pranishmit.