Varfëria, papunësia dhe çmimet e larta – problemet kryesore të kosovarëve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, publikoi ditë më parë edicionin e 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik.

Ashtu si në anketat e mëparshme, të anketuarit janë pyetur për problemet më urgjente me të cilat po përballet Kosova aktualisht.

Cani Travel

Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.7%) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.

Më tej, si probleme tjera janë identifikuar edhe shërbimet e kujdesit shëndetësor (7.8%) dhe mjedisi (5.6%), të cilat kanë qenë ndër pesë problemet kryesore.