Nga sot në Gjermani fillon një valë e re e grevave në transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror që do të zgjasë deri në fund të javës.
Sindikata Verdi bëri sërish thirrje për një grevë paralajmëruese dyditore sot dhe nesër në landin Renania Veriore Vestfalia. Në këtë grevë do të marrin pjesë punonjës në rreth 30 kompani transporti komunale. Autobusët, trenat dhe tramvajet nuk do të lëvizin në shumë qytete të këtij rajoni.
Ndërkaq, Sindikata gjermane e drejtuesve të trenave (GDL) paralajmëroi se më 7.03.2024 fillon greva në hekurudha gjermane.
Siç u paralajmërua, greva në transportin e pasagjerëve do të fillojë të enjten në orën 2 të mëngjesit dhe të zgjasë 35 orë.
Edhe stafi tokësor i kompanisë ajrore gjermane Lufthansa do të bëjë greve më 7 dhe 8 mars. Kjo grevë do të ndikojë në fluturimet e avionëve, këshu që pasagjerët duhet të informohen para se të nisen në aeroporte.
Kërkesat kryesore e të gjithë pjesëmarrësve në greva që mbahen këtë javë në Gjermani janë rritja e rrogave dhe përmirësimet e kushteve të punës.