Në Britaninë e Madhe dhe Irlandë vazhdojnë protestat e dhunshme të radikalëve të djathtë pas një sulmi fatal me thikë, ku janë vrarë tri vajza të mitura.
Protesta të dhunshme ka pasur në Londër, Liverpool, Manchester, Middlesbrough, Bristol,Belfast …
Për shkak të trazirave të ekstremistëve të djathtë, qeveria britanike ka caktuar një mbledhje të grupit kombëtar të krizës.
Sipas BBC, të paktën 250 persona janë arrestuar deri më tani, e kryeministri britanik, Keir Stamer paralajmëroi se autoritetet do të vazhdojnë të reagojnë ndaj akteve të dhunshme.