Në Kosovë vazhdon trendi i ikjes së qytetarëve në vendet evropiane, e sidomos shqetësuese është ikja e profesionistëve. Shifrat e fundit flasin se 104 mjekë nga Kosova kanë marrë sivjet dokumentacionin për të lidhur kontratë në shtetet e Bashkimit Evropian, thotë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, duke folur për RTK.
Ai tha se kjo shifër e tejkalon shifrën e vitit të kaluar. “Në vitin e kaluar kemi pasur 212 për 11 muaj, kurse këtë vit për katër muaj e gjysmë janë 104 dhe është për t’u shqetësuar”, tha Sejdiu. Ai shtoi se kriza do të ndjehet dhe do të thellohet pas tri viteve në sektorin e shëndetësisë.