Vedati sensacional – lë pas vete yjet e La Ligas si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani

Vedat Muriqi është sensacioni i La Ligas këtë sezon. Deri tani ka shënur gjashtë gola, që është më shumë se yjet si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani.  Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer prej ardhjes në Mallorca.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes i ka realizuar 6 nga 10 golat sa i ka shënuar krejt ekipi këtë edicion, pra 60 për qind të golave të ekipit.

Cani Travel

Para tij gjenden Levandovski, Iglesias e Joselu, por kjo ka të bëjë me ekipet ku luajnë ata, sepse krijojnë shumë më shumë rase për shënime. Vedati ndan pozitën e katërt me Valverden, Vinicius Junior dhe Iago Aspas, që flet për kualitetin e tij.