Vendimi i UEFA-s:  Rumania – Kosova 3:0

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA ka marrë sot vendimin për ndeshjen Rumani-Kosovë. 

UEFA ka vendosur që fitorja t’i takojë Rumanisë, pra rezultati zyrtar i ndeshjes është 3-0 për Rumaninë.

Cani Travel

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre pak minuta para fundit teksa rezultati ishte 0:0. Lojtarët e Kosovës lëshuan fushën pasi pati thirrje raciste nga tifozët në Bukuresht.

UEFA e ka dënuar Federatën rumune me 128 mijë euro për shkelje të ndryshme dhe një ndeshje pa shikues.

Federata rumune u dënua me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve (në lidhje me thirrjet ksenofobe anti-hungareze). 30 mijë euro për transmetim të mesazheve politike provokuese nga tifozët, që nuk përkojnë me ngjarje sportive. 9 mijë euro për hedhje të gjësendeve. 4500 euro për ndezje të fishekzjarrëve. 8000 euro për përdorim të laserëve. 12.500 euro për pengim gjatë intonimit të himneve. 14 mijë euro për bllokim të dyerve të stadiumit.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është dënuar me 6 mijë euro për sjellje të pahijshme të skuadrës.

FFK-ja tani mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit.