Vjenë: Hapet ekspozita kushtuar veprës së Ibrahim Rugovës

Në Vjenë hapet sot (13.07.2023) një ekspozitë kushtuar veprës së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Rruga politike dhe qëndrimi paqësor i Rugovës prezantohen këtu në gazeta, fotografi dhe dokumente të tjera.

Kjo ekspozitë, e cila u shfaq më parë në Prishtinë, quhet “Gewaltfreier Widerstand in Kosovo 1990-1998” (“Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998”) dhe është emërtim simbolik i karrierës politike të Rugovës. Autori i saj dhe kuratori është Shkumbin Brestovci, por në realizimin e saj morën pjesë edhe ish-ministri i Mbrojtjes së Austrisë, Friedhelm Frischenschlager, historiani e albanologu Robert Pichler, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, politologia Kaltrina Durmishi dhe dizajneri Arben Myftaraj.

Cani Travel

Ekspozita kushtuar veprës së Ibrahim Rugovës hapet sot në orën 19:00, në Bezirkmuseum Neubau në Vjenë dhe vizitorët mund ta shikojnë atë deri në shtator të këtij viti.