Von Cramon: Masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, konsideron se nuk ka më arsye që Bashkimi Evropian të vazhdojë t’i mbajë në fuqi masat kufizuese ndaj Kosovës. Kosova, siç thotë ajo, tashmë e ka bërë pjesën e saj të detyrave për ta shtensionuar situatën në veri.

“Arsyeja për masat kufizuese nuk ekziston më. Kosova ka bërë pjesën e saj për të depërshkallëzuar situatën në veri që nga maji 2023. Dhe, për më tepër, masat në fuqi nuk janë proporcionale që nga shtatori i vitit të kaluar nga sulmi në Banjskë. Parlamenti Evropian ka kërkuar qartë dhe me shumicë dërrmuese heqjen e masave dhe unë personalisht e mbështes heqjen e masave menjëherë”, ka thënë Von Cramon.

Cani Travel